Lajme

I Fundit! Personazhi i njohur i showbiz-it shqiptar eshte dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë…

 

Princ Valentino Corleone është dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz të Podujevës për të qendruar një muaj në paraburgim, i akuzuar për kanosje.

Corleone u transferua në BSL pasi në Institutin e Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë, ku Gjykata mori vendim që ai të dërgohet, nuk pati vend.

Vali Corleone u arrestua më 21 mars, pasi dyshohet se ka kërcënuar babain e tij, duke tentuar që ta largojë nga shtëpia. Prokuroria kishte kërkuar ndalimin e tij në Institutin e Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë, me qëllim të synimit dhe vëzhgimit.

Teksa e dashura e tij ishte në dhomë duke fjetur, Vali dyshohet se ka hyrë dhe duke u bërtitur e ka kërcënuar babain e tij me fjalët “i ki afat 24 orë me ma liru shpinë se di çka të gjen.

Menjëherë pas kësaj, i ati është larguar nga shtëpia dhe ka bërë kallëzim në polici.

Për shkak se raportet mes tyre janë të rënduara, Corleone, edhe pasi të dalë nga ambientet e burgut do ta ketë të ndaluar që të takojë familjarët e tij.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button