Lajme

Misteri i vdekjes së 38-vjeçarit, zbulohen detaje te reja , ja arsyeja përse ndodhej në Fier

 

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e ndodhur dje në aksin Lushnjë-Fier.

38-vjeçari nga Durrësi Betim Kastrati, i cili u gjet i pajetë në automjetin e tij kishte shkuar për të biseduar me kunatën e tij, Shpresën për të rregulluar marrëdhëniet me bashkëshorten me të cilën ishte në proces divorci e që jetonin në dy vende të ndryshme.

Ai nuk kishte mundur të takonte motrën e bashkëshortes, me të cilën ka dy fëmijë. Cifti ka qenë në konflikt prej kohësh dhe bashkëshortja ishte kujdesur që të merrte urdhër mbrojtjeje.

Ndërkohë familjarët dhe miqtë e 38-vjeçarit mohojnë se ai vuante nga depresioni.

Ndërkohë mbetet mister se ku e gjeti armën dhe sa plumba janë shkrepur prej saj nga vetë Betim Kastrati.

 

Automjeti brenda së cilit kreu vetëvrasje ishte në pronësi të portit të Durrësit, por supozohej të mos përdorej përtej orarit të punës.

Gjithsesi, janë duke u parë me imtësi të gjitha lëvizjet e 38-vjeçarit, ditë përpara ngjarjes, duke u bazuar edhe në bisedat e tij telefonike dhe kontaktet me persona të tjerë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button