Lajme

Detaje të reja si i riu i dha fund jetës! U var në qelinë e komisariatit me lidhëset e këpucëve…

 

Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me ngjarjen në Policinë e Kavajës, ku një 31-vjeçar i dha fund jetës brenda në qelinë e komisariatit.

Paraprakisht dyshohet se i riu Ilvi Meta ka varur veten me lidhësen e këpucëve.

Më herët u raportua se i riu, ishte ndalur nga policia, ku dyshohej se ishte përfshirë në një vjedhje.

Trupi i viktimës është dërguar në morgun e spitalit, ndërkohë pritet edhe ekspertiza mjeko ligjore.

Kavajë/Informacion paraprak

Më datë 04.05.2022, në Komisariatin e Policisë Kavajë, është gjetur nga shërbimet e Policisë i vetëvarur në dhomat e izolimit dhe si pasojë ka ndërruar jetë, shtetasi i ndaluar I. M., 31 vjeç, i cili është ndaluar ditën e sotme rreth orës 15:50 pasi Gjykata kishte vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për vjedhje.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë i cili ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

Related Articles

Back to top button