Rakip Suli ka emëruar nënkryetare të Kamzës ‘mikeshën speciale’ 27 vjeç , terrorizon punonjesit dhe pse eshte shume e re dhe pa eksperience pune

Duket se rastet e qokave me poste në Bashkitë e vendit nuk paskan fund.
Nëse ditën e djeshme u çuditët që një 25-vjeçar me profesion jurist në OSHEE u emërua nënkryetar i Durrësit, bashkisë së dytë më të madhe në vend, “prisni se nuk keni parë gjë akoma”,-thonë Rilindasit.
Në një denoncim ekskluziv nga qytetarët për JOQ Albania, bashkia e Kamzës në kryeqytet paska akoma edhe më shumë skandale brenda.
Kryebashkiaku Rakip Suli ka emëruar nënkryetare një 27-vjeçare. Sipas raportimeve të qytetarit, nënkryetarja e Bashkisë Kamëz para se të merrte postin, punonte sekretare në gjimnaz dhe nuk i ka kualifikimet e duhura për këtë pozicion.
Raportimi i qytetarit për JOQ ALBANIA:
“Pershendetje JOQ. Si puna e nenkryebashkiakut ne Durres, eshte dhe ajo ne Kamez. Eralda Cerpia njihet si “mikesha” e afert e Rakip Sulit dhe terrorizon punonjesit dhe pse eshte shume e re dhe pa eksperience pune. Me heret punonte sekretare ne nje gjimnaz dhe pa bere 27 vjec u be nenkryetare bashkie dhe vendos gjoba ne Kamez. Shqiperi hesapi!”