Lajme

NATO bën parashikimin e frikshëm: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë…

 

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, thotë se lufta në Ukrainë mund të zgjasë me vite.

Sipas tij, Putin nuk ka hequr dorë nga synimet për të marrë nën kontroll të gjithë Ukrainën dhe jo vetëm krahinat separatiste në lindje të vendit.

Duke folur me gazetarët para një takimi në Bruksel me ministrat e Jashtëm të NATO-s, Stoltenberg tha:

“Nuk kemi parë asnjë të dhënë që Putin të ketë ndryshuar ambiciet e tij për të kontrolluar të gjithë Ukrainën dhe të rishkruajë rendin ndërkombëtar, kështu që duhet të përgatitemi që do të zgjasë”.

Ministrat e Jashtëm të NATO-s, mes të cilëve edhe ajo shqiptare, Olta Xhaçka, do të diskutojnë të mërkurën dhe të enjten për mënyrat se si vendet e aleancës do të shtojnë ndihmën për Ukrainën.

Kievi ka kërkuar avionë luftarakë dhe tanke për të luftuar pushtuesin rus, që edhe pse duket se është tërhequr nga verilindja e Ukrainës, mban ende nën kontroll pjesën më të madhe të qyteteve jugore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button