Lajme

Boris Johnson zotohet se do ta bëj Putinin të paguaj për atë çka ka bërë në Ukrainë:Unë do të bëj gjithçka në fuqinë time që makineria e Putinit të dështojë”

 

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson ka dënuar sulmet e Rusisë kundër civilëve ukrainas në Bucha dhe Irpin, duke i përshkruar ato si “krime lufte”, ndërsa thekson se “ne nuk do të ndalemi derisa drejtësia të vihet në vend”.

“Sulmet e neveritshme të Rusisë kundër civilëve të pafajshëm në Irpin dhe Bucha janë një dëshmi më shumë se Putini dhe ushtria e tij po kryejnë krime lufte në Ukrainë.

Putin

Asnjë mohim apo dezinformim nga Kremlini nuk mund të fshehë atë që ne të gjithë e dimë se cila është e vërteta, Putini është i dëshpëruar, pushtimi i tij po dështon dhe vendosmëria e Ukrainës nuk ka qenë kurrë më e fortë. Unë do të bëj gjithçka në fuqinë time që makineria e Putinit të dështojë”

“Mbretëria e Bashkuar ka qenë në ballë të mbështetjes së hetimit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për mizoritë e kryera në Ukrainë”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button