Stil dhe Jete

I fundit! Djali nga Korça martohet me 12 vjeçaren, 24-vjeçari shprehet, “Do të rritet avash-avash”.

 

Ndërsa moshataret e saj, që jetojnë vetëm pak kilometra larg luajnë ende, një 12-vjeçare nga fshati Polis Sheh të Librazhdit e kanë fejuar.

Lajmi bëri jo pak bujë në mediat shqiptare, madje edhe ato italiane, pasi ky nuk ishte i vetmi rast që ndodhte në këtë fshat, ku femrat martohen kur janë ende të mitura

Emisioni investigativ në Itali, “Le Iene”, solli rastin e 12 – vjeçares nga ky fshat që ishte fejuar me një 24-vjeçar nga fshati Kaliveç i Gramshit. Në emisionin e pasdites në Top Channel ka folur pikërisht 24-vjeçari Alfred Karaj, i cili nuk sheh asgjë të keqe në këtë lidhje.

“Jemi njohur me mbles. Goca ka rënë dakord, kanë ardhur njerëzit dhe kanë parë, gjithçka në rregull. Kemi bërë marrëveshje”, thotë ai. I pyetur nëse ka dijeni që ligji nuk i lejon martesat nën moshën 18-vjeç, Alfredi përgjigjet, “Pse, do të rrimë beqarë ne?”.

Ai këmbëngul se vajza është 14-vjeçare dhe se kjo është një moshë e lejueshme për martesë, duke rrëfyer se një herë e ka pasur në shtëpinë e tij dhe më pas e ka dërguar sërish në fshat.

“Prindërit janë njerëz normalë dhe nuk kam dëgjuar asgjë për ta. Nuk kam kushte ekonomike që ta çoj në shkollë të lartë, por të mesmen do ta mbarojë”, shton më tej 24-vjeçari. Gruaja 12-vjeçare sipas tij nuk ka ankesa, ndaj Alfredi kërkon që askush mos të ndërhyjë në ma rrëdhënien mes tyre.

I pyetur nëse vajza e ka marrë e vetme këtë vendim, 24-vjeçari shprehet, “Do të rritet avash-avash”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button