Lajme

Babai e mohon per here te dyte, përlotet i biri në studio/ ’Në jetimore u rrita mbeta prapë jetim’ (Video)

 

Një histori vërtetë prekëse ajo e 20-vjeçarit nga Shkodra, Ardjas Markati, i cili kur nëna ishte shtatzënë me të u braktis nga babai. Në moshën 5-vjeçare ai përfundon në shtëpinë e fëmijës Shkodër.

Pas komunikimit live që moderatorja Odeta Dume pati në një nga puntatat me xhaxhain e të riut, z.Ilvi Markati, ku ky i fundit premtoi se do na siguronte një numër kontakti të të vëllait, stafi i emisionit ’Pa Gjurmë’ udhëtoi drejt qytetit të Shkodrës.

Me shpresën për të realizuar një takim të mundshëm babë e bir, fillimisht tentuam të viheshim në kontakt me z.Ilvi Markati, sikundër ai premtoi live gjatë emisionit. Edhe pse ai nuk e hapi telefonin, stafi arriti të siguronte një numër të z.Ardian Markati, personi që kërkohet nga djali i tij, Ardjasi.

Tashmë ai kishte mësuar mbi qëllimin e kësaj vizite në Shkodër dhe pas prezantimit të gazetarit ai mbylli telefonin. Me ngulmin si gazetar për t’i shkuar deri në fund kësaj historie, pas këtij momenti nisëm investigimin në terren për të gjetur adresën se ku banon Ardjani 20 vite pasi braktisi të birin.

Nga informacionet u arrit të zbulohej edhe adresa e tij. Duke shpresuar se ndoshta do ta kishim mirëkuptimin për misionin që morëm përsipër, trokasim në derën e shtëpisë, të cilën e hap bashkëshortja. Ajo mohoi kategorikisht të jap më shumë informacione për të shoqin, ndërsa në pak sekonda na e mbyll derën në fytyrë.

Pasi mësoi për refuzimin e të atit 19-vjeçari Ardjas Marakati u përlot në studio. Ai dha vetëm një mesazh të shkurtër për babain, duke i kërkuar arsyen se përse nuk pranon ta takojë. Ky është i dyti refuzim për Ardjasin nga babai i tij, i cili lë kështu pa përgjigjje për 20 vite me radhë pyetjen e të birit mbi arsyen se pse ai nuk dëshiroi kurrë të ketë kontakte.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button