Lajme

Lajm i hidhur për futbollin! Trajneri i njohur zbulon se vuan nga kanceri i prostatës.

 

Lajmi më i keq i mundshëm për futbollin. Louis Van Gaal nuk ia doli dot. Trajneri i Holandës ka bërë të ditur se po lufton me kancerin e prostatës.

Zbulimi ndodhi gjatë emisionit “Humberto”, ku trajneri i njohur promovoi një dokumentar për jetën e tij, në të cilin 70-vjeçari deklaroi se po luftonte me një formë agresive të sëmundjes, që e ka prekur.

Sipas asaj që rezultoi, Van Gaal iu nënshtrua trajtimit gjatë mbrëmjeve të kaluara në grumbullim me kombëtaren portokalli. Arsyeja pse sëmundjen nuk e publikoi më parë lidhet me qëllimin për të mos destabilizuar lojtarët e tij:

“Ata i shohin faqet e mia të skuqura dhe mendojnë: Çfarë njeriu i shëndetshëm! Në fakt nuk është kështu”.

 

Trajneri i “tulipanëve”, megjithatë ka siguruar se do të fluturojë në Katar në nëntor me Holandën për të marrë pjesë në Kupën e Botës. Zbulohet se deri tani iu është nënshtruar 25 seancave radioterapie.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button