Lajme

Jep dorëheqjen deputeti britanik qe u kap duke parë pornografi në Parlament: Herën e parë e hapa padashje, në rastin e dytë e bëra …

 

Deputeti britanik, Neil Parish i cili është kapur duke parë dy herë pornografi në Parlament, ka deklaruar se do të japë dorëheqjen nga posti i tij.

Në një intervistë për BBC, ai është shprehur se hera e parë ka qenë krejtësisht aksidentale. Sipas tij, ai po kërkonte një faqe për të parë traktorë, por uebsajti kishte një emër të ngjashëm me një faqe pornografike.

Më tej, Parish sqaron se pasi hapi aksidentalisht faqen për të rritur, e ka parë për disa minuta.

“Situata ishte aq qesharake, ishin traktorët që po shikoja. Unë hyra në një faqe tjetër interneti që kishte një emër shumë të ngjashëm dhe e pashë për pak, gjë që nuk duhej ta kisha bërë” – u shpreh Parish për BBC.

Ndërkohë që për herën e dytë, Parish deklaroi se ishte e qëllimshme.

“Por krimi im, krimi më i madh është se në një rast tjetër e kam hapur qëllimisht faqen pornografike. Ishte absolutisht e gabuar. Do të më duhet të jetoj me këtë për pjesën tjetër të jetës sime. Bëra një gabim të madh të tmerrshëm dhe jam këtu për t’i treguar botës” – shtoi më tej Parish.

Kanë qenë dy kolege të tij që kanë pohuar se e kishin parë deputetin teksa shihte pornografinë në telefonin e tij teksa qëndronte i ulur pranë tyre.

Pas kësaj, Partia Konservatore e pezulloi deputetin nga partia për shkak të akuzave.

Related Articles

Back to top button