Lajme
Eshtrat e gjetura në Fushë Kuqe, dyshohet se mund të jenë të 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj, i zhdukur 7 vite më parë
Disa eshtra janë gjetur ditën e djeshme në Fushë Kuqe të Kurbinit.
Bëhet me dije se eshtrat e gjetura dyshohen se mund të jenë të 16-vjeçari Mariglen Gjonaj. Gjonaj është zhdukur më 18 maj të 2015.
Mësohet se do u merret ADN familjarëve për të zbuluar nëse eshtrat janë të Mariglen Gjonajt nga Mamurrasi, apo të dikujt tjetër.
Dyshohet se 16-vjeçari është grabitur dhe më pas vrarë. Atë kohë nëna e tij, Luljana Gjonaj kishte ngritur alarmin pasi djali i saj me vete kishte një orë “Rolex” dhe disa bizhuteri që kapnin një vlerë prej 10 milionë lekësh të vjetra dhe kishte frikës se mos i bënin keq.
Mariglen Gjonaj