Lajme

Arrestohen tre shqiptarë në Athinë, policia njofton se ka sekuestruar 10 kilogramë kokainë, 2 pistoleta…

Policia greke ka arrestuar ditën e sotme tre shqiptarë pasi akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

Bashkë me tre shqiptarët është arrestuar dhe një shtetas grek.

Policia njofton se ka sekuestruar 10 kilogramë kokainë, 2 pistoleta, euro dhe telefona celularë.

Nën Drejtoria për Ndjekjen e Drogave të Sigurimit të Atikës ka vijuar me arrestimin e katër personave, në Athinë, Zografou dhe Vouliagmeni.

Konkretisht, janë tre shqiptarë të moshës 36, 46 dhe 48 vjeç dhe një 45-vjeçar grek, të cilët akuzohen trafikim të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

Ndër të tjera u sekuestruan mbi 10 kilogramë kokainë dhe 2 pistoleta0-, njofton policia greke.

Të gjithë të arrestuarit u dërguan në Prokurorinë Publike të Athinës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button