Lajme

Zbulohen me shume detaje rreth atentatit në Vlorë/ Shënjestër djali i kryeplakut të Kaninës,Një person me xhup të zi iu vu pas…

 

Zbulohet shënjestra e atentatit në Vlorë pasditen e sotme. Burime për “BalkanWeb” bënë me dije se shënjestër ka qenë djali i kryeplakut të Kaninës, Astrit Aliraj.

 

Makina tip “Mercedes ML”, e cila u dëmtua nga plumbat rezulton në emër të Astrit Aliraj kryeplaku i fshatit Kaninë, por sipas burimeve makinën ia kishte lënë në përdorim të birit Juxhino Todi, 24 vjeç (mbiemër te ndërruar).

Gazetari Enrik Mehmeti duke iu referuar burimeve nga grupi hetimor raporton se një person me (xhup të zi) e ka ndjekur me vrap Alirajn dhe në momentin që 24-vjeçari ka ndaluar ka shtënë disa herë në drejtim të makinës tip “ML”. Për fat të mirë 24-vjeçari ka mundur t’u shmanget plumbave dhe ka ikur me vrap.

Ndërkohë që policia ka ngritur postblloqe për kapjen e dy personave si atentatorit ashtu dhe 24-vjeçarit Juxhin Todi.

 

Related Articles

Back to top button