Lajme

Zelensky rrëqeth me fjalët : “Nuk mund të qaj më”, Kur i shoh këto imazhe para syve të mi,fëmijë të vrarë pa këmbë dhe pa krahë…

 

Vetëm pak orë pas sulmit çnjerëzor me raketa në stacionin e trenit në qytetin ukrainas të Kramatorsk, i cili vrau të paktën 50 civilë, gazeta BILD intervistoi presidentin Volodymyr Zelensky.

“Nuk mund të qaj më,” thotë Zelensky i pyetur nëse presidenti ukrainas po qan ende pas masakrës në Kramatorsk, siç qau në Bucha para qindra të vdekurve.

Gazeta BILD kërkon të dijë nëse presidenti e urren Rusinë. Zelensky është i qartë: “Po, ndjej urrejte ndaj Rusisë, ndaj ushtarëve rusë. Kur i shoh këto imazhe para syve të mi. Fëmijë të vrarë pa këmbë dhe pa krahë. Është mëri, është e tmerrshme”.

Si baba, ai natyrshëm mendon për fëmijët e tij në momente të tilla.

“Pastaj mendoj për prindërit e fëmijëve të vdekur. Ata nuk duhet ta përjetojnë kurrë diçka të tillë me fëmijët e tyre,” thotë Zelensky me emocion.

Sigurisht që ai zemërohet në momente të tilla.

Zelensky thotë se nuk e di nëse ka pasur lista të rusëve për të vrarë në Bucha. “Por i kam parë duke qëlluar mbi civilët. Kam dëgjuar për lista të tilla në qytete të mëdha si Cherson”.

Gjëja më e rëndë që ka dëgjuar ditët e fundit? Një politikan kryesor i BE-së donte të shihte prova nga presidenti ukrainas se krimet e luftës në Bucha nuk ishin inskenuar.

Një retorikë që vjen vetëm direkt nga Kremlini. I pyetur nëse është kryeministër i një qeverie evropiane, Zelensky thotë: Po.

Por ai nuk dëshiron të tregojë se kush i ka thënë: “Na trego prova se nuk është inskenuar”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button