Lajme

Lajm i fundit!Tmerrohen banorët, gjendet një kafkë njeriu në veri të vendit

 

Banorët e zonës në Fushë-Kuqe të Kurbinit kanë gjetur një kafkë dhe eshtrat e një njeriu. Sipas korrespondentit të Panorama.al bëhet e ditur se eshtrat janë gjetur nga banorët e zonës të cilët kanë njoftuar policinë.

Nga ana tjetër, prokuroria e Kurbinit po heton për të identifikuar se kujt i përket kafka dhe eshtrat e njeriut. Kafka dhe eshtrat janë dërguar drejt Institutit të Shëndetit Publik për ekzaminime shkencore dhe për të zbuluar identitetin. Sipas informacioneve të fundit, bëhet e ditur se eshtrat janë të moshës së re dhe të viteve të fundit, por pritet që ekzaminimet të zbulojnë më tepër detaje.

Kurbin/ Informacion paraprak

Më datë 03.04.2022, rreth orës 13: 30, shërbimet e Policisë Kufitare Shëngjin kanë njoftuar Komisariatin e Policisë Kurbin, se në vendin e quajtur “Fushë Kuqe”, në një parcelë kanë konstatuar mbetje kockore si ato të njeriut. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, ndërsa mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për ekzaminime të mëtejshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button