Lajme

E rende! Aksident në aksin Fushë Krujë- Tiranë/ Ndërron jetë një person…

 

Një grua ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin Fushë Krujë-Kamzë, ndërsa tre persona janë plagosur, mes tyre 2 të mitur. Ngjarja ka ndodhur këtë mëngjes, kur drejtuesi i mjetit, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Rreth orës 08:30, në aksin rrugor Fushë Krujë-Kamëz, shtetasi A. B., 41 vjeç, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka humbur jetën pasagjerja, shtetasja Z. D., 82 vjeçe, si edhe janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerët G. D., 37 vjeç; A. M. dhe B. M., të mitur, të cilët ndodhen në spitalin e Traumës nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj dalje nga rruga.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button