Lajme

Ambasadori rus bën paralajmërimin për Britaninë: Do ta pësojnë keq nëse…

Nëse Britania e Madhe dorëzon armë artilerie me rreze të gjatë dhe sisteme kundër anijeve në Ukrainë, ato do të ishin “objektiva legjitime” për forcat ruse.

Kështu deklaroi sot ambasadori rus në Mbretërinë e Bashkuar, Andrei Kelin

“Çdo dërgesë e armëve është destabilizuese. Ato e përkeqësojnë situatën dhe e bëjnë atë më të përgjakshme”, tha zyrtari Kelin.

“Me sa duket, këto janë armë të reja me precizion të lartë. Sigurisht, ato do të jenë objektiva legjitime për forcat tona të armatosura nëse kalojnë kufirin e Ukrainës.

Unë kam një ndjenjë se ideja e Londrës për atë që po ndodh në Ukrainë ushtarakisht, është formuar në bazë të raporteve të guximshme të Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës dhe udhëheqjes ukrainase,” shtoi ambasadori Kelin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button