Lajme

Ngjarje tragjike! U shemb muri dhe e zuri poshtë duke punuar, si humbi jetën shqiptari në Itali

 

Një 39-vjeçar shqiptar, ka ndërruar jetë tragjikisht dje në Trento të Italisë teksa po punonte në një ndërtesë që po rinovohej. Mediat italiane bëjnë me dije se viktima është Sandër Cerri. Sipas hetimeve paraprake mendohet se një pjesë muri ka rënë mbi punëtorin shqiptar para shkollave Manzoni ku kishin nisur rinovimet nga një kompani ndërtimi në Mezzolombardo.

Ai u dërgua menjëherë në spital, por ndërroi jetë brenda disa orësh pasi kishte marrë dëmtime shumë të rënda në kokë. Cerri ishte me origjinë nga Durrësi dhe ishte martuar prej 13 vitesh, raportojnë mediet italiane.

Së bashku me familjen ai jetonte në Mezzolombardo. Fillimisht shqiptari kishte jetuar në fshat dhe kishte punuar në bizneset e vogla agroushqimore, por me vonë ai kishte gjetur punë në ndërtim.

Si ndodhi?

Cerri punonte brenda një ish-magazine të braktisur prej vitesh, e cila prej disa ditësh po i nënshtrohet rinovimeve. Mëngjesin e djeshëm Sandër Cerri ka qenë në punë me një koleg, kur aksidenti ka ndodhur pak para orës 9.45. 39-vjeçari ishte zënë poshtë mureve të brendshme ndarëse të ndërtesës që ishin shembur. E gjatë dhe komplekse ka qenë puna e shpëtimtarëve dhe zjarrfikësve për ta nxjerrë nga rrënojat. Fatkeqësisht Cerri vdiq disa orë pasi u shtrua në Santa Chiara.

 

Related Articles

Back to top button