Lajme

Alarmante! Moti i keq paralizon vendin, vjen cikloni masiv Gjenovian…..

Në këto çaste kemi ciklonin masiv i ashtuquajtur gjenovian i cili po shkakton turbulencat e motit në shumë pjesë të Evropes dhe Ballkanit.

Rrymimet e fuqishme ajrore nga jugu në rajonin tonë kushtëzojnë temperatura jo të ulëta edhe pse kemi erëra të fuqishme temperaturat nuk kanë pësuar ndonjë ulje të madhe. Këto rrymime ajrore po ashtu mund të na sjellin edhe copëza të mëdha të pluhurit afrikan nga shktretërat e Algjerisë.

Presioni i ajrit është ulur dukshëm dhe për këtë arsye kemi erëra, vende-vende të fuqishme.

Ndikimi i këtij cikloni masiv do të jetë edhe gjatë ditëve të ardhshme, me erëra nganjëherë të fuqishme dhe reshje të herëpashershme shiu.

Priten edhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Rebeshe të fuqishme dhe shira të rrëmbyeshëm priten në shumë pjesë të Shqipërisë dhe Malit të Zi, ndërsa reshje pak më intensive sa i përket Kosovës priten në perëndim të vendit, gjerësisht në rajonin e Dukagjinit, por lokalisht edhe në vise tjera.

Erërat e fuqishme pritet të intensfifikohen herë pas here edhe gjatë ditës së premte e posaqërisht të shtunën, ndërsa nga e diela mund të kemi dobësim gradual të erërave.

Të dilelën pritet të cikloni të largohet gradualisht drejt lindjes dhe verlindjes së Evropes, kurse të hënën pritet largimi definitiv i këtyre masave të fuqishme ciklonike. Nga e hëna na pret mot shumë më i qetë,por mbesin ende gjasat për riga lokale shiu./MeteoBallkan

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button