Lajme

Moti i keq pritet të përfshijë vendin tonë/ Rikthehen reshjet e borës

Meteorologia Tanja Porja parashikon se gjatë paradites së sotme do të kemi mot të kthjellët. Nga pasditja dhe në vijim presim gradualisht që reshjet të hyjnë në skajin veri-perëndimor dhe më pas shtrihen në qendër dhe në zonat jugore.

“Mëngjesi i sotëm ka vijuar i ngrohtë. Nga 4-14 gradë celcius janë temperaturat në zonat malore, ndërsa në zonat e ulëta dhe bregdetare në 8-19 gradë celcius.

Era do të forcohet shumë shpejt gjatë paradites, do të bëhet era e fortë në det të hapur dhe në bregdet, ndërsa sonte në mbrëmje dhe gjatë natës edhe në brendësi të territorit shqiptarë era do të jetë e fortë.

Gjatë ditës së enjte priten reshjet më të konsiderueshme, kryesisht në zonat veriore ku gjatë gjithë 24-orëshit do të ketë vetëm shi dhe vetëm momente të shkurtra me pauza të reshjeve.

Të premten dhe të shtunën kemi edhe momente me kthjellim.

Sërish zonat veriore gjatë së premtes do të kenë kryesisht reshje shiu ndërsa të shtunën maksimumi dhe reshjet zhvendosen më shumë në qendër dhe në zonat jugore.

Temperaturat mbeten të larta deri ditën e premte. Ka një rënie të lehtë të vlerave të mesditës, për shkak të prezencës së reshjeve në territor, ndërsa e shtuna sjell një rënie të ndjeshme me rreth 3gradë në të dyja vlerat termike.

Të dielën presim që të rishfaqen dëbora në zonat malore, 800 apo 900 metër lartësi nga niveli i detit”, bën me dije meteorologia Tanja Porja.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button