Lajme

E rëndë! Të rinjtë shqiptar dhunojnë të moshuarën

Dy të rinj shqiptarë dhe dy shtetas grekë janë arrestuar ditën e sotme nga policia greke, pasi akuzohen se kanë grabitur një 89-vjeçare.

Policia greke ka ndaluar ditën e sotme në zonën e Soros, në drejtim të Volos katër personat nga të cilët dy grekë, dy të rinjtë shqiptarë adoleshentë.

Dy të rinjtë shqiptarë mësohet se në orën 10 të mbrëmjes së djeshme kanë hyrë nga dritarja e hapur brenda shtëpisë së 89-vjeçares.

Ata kanë ushtruar dhunë fizike mbi të moshuarën dhe i kanë marrë asaj vetëm 5 euro nga komodina e dhomës së gjumit. Më pas, ata u larguan me makinë ku i prisnin bashkëpunëtorët e tyre, shkruajnë mediat greke.

Mobilizimi i policisë ka qenë i menjëhershëm, duke arritur të gjejnë edhe vendndodhjen e mjetit si dhe kanë bërë të mundur arrestimin e autorëve në orën 12.30 pas mesnate teksa po ktheheshin për në Volos në të cilin udhëtonin autorët e grabitjes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button