Lajme

Ripërtëritja e kabinetit qeveritar/ Flet Damian Gjiknuri

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Giknuri, thotë se ndryshimet në qeveri janë kompetencë e Kryeministrit të vendit.

Interesimit të mediave në lidhje me mundësinë për një ripërtëritje të kabinetit qeveritar, Gjiknuri theksoi se është Edi Rama ai që e gjykon performancën e qeverisë, sidomos të ministrave.

 

“[…] mendoj se qeveria ka sfida, por njëkohësisht është duke i përballuar ato brenda mundësive që ka. A ka nevojë për fokus të veçantë në sektorë të caktuar apo a ka nevojë që individë të caktuar të performojnë më mirë, këtë e gjykon më mirë, sikurse e thashë, kryeministri i Shqipërisë. Ai ka gjithë të drejtën që i jep kushtetuta që në çdo moment ta ndryshojë qeverinë. Por kjo është në vlerësimin e tij”, është shprehur numri dy i PS.

Më tej, Gjiknuri ka folur dhe për Kongresine 9 prillit që do të zhvillojnë socialistët. Ai thekson se një nga pikat e Kongresit do të jetë miratimi i Statutit të ri si dhe fillimi i punës për rizgjedhjen e të gjithë kryetarëve të partive në të gjithë Shqipërinë menjëherë më pas Kongresit.

“[…] është momenti që një vit përpara zgjedhjeve vendore, edhe në kuadër të reflektimit të ecurisë së mandatit të tretë, Partia Socialiste të jetë një forcë elektorale fituese siç ka qenë. Një nga synimet e ndryshimit të statutit është pikërisht kjo gjë”, shtoi ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button