Lajme

Aktorja e njohur qe u gjet e copëtuar brenda qeseve të zeza plastike, flet vrasësi..

Një krim makabër u zbulua dhjetorin e kaluar në Itali. Charlotte Angie, aktorja pornografike italiane e cila u gjet e vrarë dhe e copëtuar anës rrugës në Paline di Borno, brenda disa qeseve të zeza plehrash u njoh falë tatuazheve në trupin e saj.

Autori është vënë në pranga vetëm 1 javë më parë.

Një burrë 43 vjeçar është ndaluar nga policia dhe ka rrëfyer vrasjen e një gruaje, trupi i së cilës është gjetur i ndarë në copa në Borno, në Bresciano, Itali.

Sipas rrëfimit të burrit, vrasja dyshohet se ka ndodhur në janar në Milano.

Pas krimit, 43-vjeçari vendosi trupin e të resë në frigorifer në shtëpinë e saj. Në një moment të dytë, burri e bëri copë-copë trupin dhe u zhvendosi në zonën e Brescias për ta hedhur nga një shkëmb ku u gjet më vonë. Gjatë hetimeve, hetuesit kishin zbuluar se më 20 mars makina e Carol Maltesit kishte kaluar në Borno, por drejtohej nga një burrë.

Të hënën, pas hipotezave për identitetin e viktimës, në shtypin vendas, 43-vjeçari shkoi në polici për të dhënë informacione për gruan e zhdukur, duke thënë se ai ishte mik dhe fqinj i yllit të pornos dhe “ofroi të tregonte atë që ai dinte për ngjarjen, por që ishin kontradiktore me hetimet e kryera deri në atë moment.

Më pas karabinierët dhe hetuesit e kanë marrë në pyetje burrin dhe gjatë natës 43-vjeçari ka pranuar krimin. Për momentin nuk dihet ende motivi i vrasjes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button