LajmeShowBiz

E lidhur me biznesmenin shqiptar? Selena Gomez poston ne TikTok videon me…..

Këngëtarja e njohur Selena Gomez, ka zbuluar ditën e sotme për jetën e saj sentimentale. Selena ka publikuar një video në aplikacionin e njohur “TikTok”, duke sinkronizuar buzët me fjalët e audios virale të King Nas.Bëhet fjalë për një burrë që përmend disa komplimente në përpjekje për të bindur një grua që t’i japë atij një shans dhe gruaja nuk e merr seriozisht duke mos qenë e interesuar.

“Ndoshta kjo është arsyeja pse jam beqare”, ka shkruar Gomez në mbishkrimin e videos “Mos besoni asnjë fjalë të mallkuar.”

Duket se ylli amerikan është zhgënjyer aq shumë nga dashuria saqë tanimë e ka humbur besimin.

Këngëtarja e “Rare” bëri xhiron e mediave në fillim të këtij muaji pasi u pa duke ndjekur një koncert të Dua Lipa në New York me biznesmenin shqiptar Zen Matoshi. Megjithatë, një burim i afërt me Gomez tha për “E!News” se ata të dy janë thjesht miq.

Selena dhe Zen bënë shumë bujë kur u panë së bashku në shfaqjen e “Madison Square Garden” më 1 mars. Edhe pse artistja e “Same Old Love” nuk e shfaqi pjesëmarrjen e saj në koncert në rrjetet sociale, Zen ndau një video në “Instastory” që tregonte skenën ndërsa Dua performonte hitin e saj “Cold Heart”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button