Lajme

Oficeri i policisë në shënjestër të plumbave , makina e tij dhe e gruas bëhet ‘shoshë’ me 14 plumba…

 

Në shënjestër të plumbave të disa personave ende të paidentifikuar ka qenë një oficer policie që shërbente në Departamentin e Sigurisë në Evia të Greqisë.

Autorët sulmuan makinën e tij dhe të gruas të cilat ishin parkuar jashtë shtëpisë së tyre në Vasilikia duke i bërë “shoshë” me 14 plumba.

Ngjarja ndodhi në orën 02:30 të mëngjesit të së hënës dhe shkaktoi panik te banorët e zonës. Por ata nuk mundën të shihnin autorët, megjithëse dolën në ballkonet e shtëpive të tyre pas sulmit.

Në vendngjarje mbërritën forcat e policisë, të cilët mblodhën provat dhe i dërguan për ekspertizë balistike për të përcaktuar nëse arma nga e cila u qëlluan ishte përdorur në ndonjë rast tjetër, shrkuan Protothem.

Related Articles

Back to top button