Lajme

I FUNDIT! Sulmi ndaj policisë së Kosovës nga serbët, vjen reagimi nga Bashkimi Evropian!

 

Zyra e BE-së në Kosovë, ka kërkuar nga qeveria që të mos bëjë spekulime të panevojshme se prej kujt është kryer sulmi ndaj policisë së Kosovës në mënyrë që të mos shtohen tensionet kjo pasi Kryeministri Kurti tha se sulmi erdhi nga Serbia.

BE-ja po ashtu ka dënuar sulmin ndaj policisë së Kosovën në Zubin Potok.

Kurti ka thënë se sulmet ndaj policisë për tre ditë rresht vijnë nga Serbia.

Edhe Presidenca e Kosovës ka reaguar pas sulmeve të vazhdueshme ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit dhe përpjekjeve për të penguar operimin e policisë në atë pjesë të vendit, duke thënë se sulmet janë kryer nga struktura kriminale.

Nga Presidenca thonë se sulme të tilla synojnë të destabiliziojnë situatën e sigurisë dhe atë politike në vend, por theksojnë se përpjekje të tilla do dështojnë.

“Ditët e fundit, Serbia dhe strukturat e saj kriminale kanë kryer disa sulme kundër Policisë së Kosovës në veri. Këto veprime të shoqëruara me tentativa dezinformuese synojnë të destabilizojnë situatën e sigurisë dhe politike në Kosovë. Ata do të dështojnë, shteti i së drejtës do të mbizotërojë”, thuhet në reagimin e Presidencës.

Related Articles

Back to top button