Lajme

Shqiptari tregon në një emision televiziv: Unë jam pans*ksual!/prindërit nuk e dinë por do me mirëkuptojnë dhe do me përkrahin…

 

Heteroseksual, biseksual, homoseksual, panseksual, aseksual, janë këto llojet e orientimit seksual ku shpesh herë kah tyre orientohen edhe shumë shqiptarë.

Në një emision televiziv është zbuluar për herë të parë orientimi seksual i një të riu shqiptar që jeton në Amerikë.

Ai është Ari Zeneli dhe gjatë një interviste zbuloi për herë të parë orientimin e tij seksual duke pohuar para publikut dhe para prindërve të cilët deri dje nuk e dinin, se është panseksual, pra një njeri që dashurohet me karakterin e një personi tjetër pa dallim gjinie.

30 vjeçari shqiptar zgjodhi ta bënte për herë të parë këtë rrëfim në një intervistë televizive, ndërsa tha se prindërit do e mirëkuptojnë dhe do e përkrahin.

 

Ari zbuloi se marrëdhënia e tij e parë ka qenë me një grua, por më pas ka patur marrëdhënie edhe me meshkuj.

Related Articles

Back to top button