Lajme

Pamje të rënda,19-vjeçari nga Durresi perplas me makine gruan që po kalonte rrugën me fëmijën e saj

 

Pamje të rënda janë siguruar nga kamerat e sigurisë të një biznesi, në lidhje me aksidentin e frikshëm të ndodhur ditën e djeshme në lagjen n.14 në Durrës, ku një automjet i drejtuar nga 19-vjeçari Vjaldo Hima ka përplasur një grua që po kalonte rrugën së bashku më fëmijën e saj.

Në videon e mëposhtme duket qartë momenti kur gruaja me fëmijën po kalojnë nga njëra anë e rrugës në tjetrën dhe teksa një makinë ka ulur shpejtësinë që të kalojnë nëna më fëmijën, një tjetër automjet vjen nga pas me shpejtësi të lartë dhe përplas fuqishëm këmbësoren. Fatmirësisht makina nuk ka kapur fëmijën.Gruaja është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u arrestua në flagrancë shtetasi V. H., 19 vjeç, banues në Durrës, pasi ka aksidentuar shtetasen A. D., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Related Articles

Back to top button