Lajme

Tmerri në familjen në Korçë, mjekja tregon për gjendjen e gruas që futi fëmijën në valixhe. Si u konstatua shtatzania

 

Gazetarja e Panorama ka siguruar deklaratën e mjekes Nikolina Bode për ngjarjen tronditëse që u zbulua këtë të hënë në një banesë në lagjen 15 të Korçës, ku një foshnje u gjet e pajetë brenda valixhes.

Mjekja shprehet se familjarët e kanë konstatuar shtatzaninë e 40 vjeçares në muajin dhjetor të vitit të kaluar, atëherë kur shtatzania ka qënë e dukshme.

Ata kanë tentuar ta vizitojnë, por 40 vjeçarja, që sipas policisë vuan nga probleme të shëndetit mendor, nuk ka pranuar dhe i ka kundërshtuar këshillat e të afërmëve.

Gruaja, sipas mjekes është diagnostikuar me probleme të shëndetit mendor 3 vite më parë.

Gjithashtu edhe për këtë fakt, ajo ka refuzuar të marrë mjekim.

 

Sipas mjekes Bode, gruaja vuan nga çrregullime serioze të shëndetit mendor, për shkak të të cilave ajo ka humbur lidhjen me realitetin duke pretenduar se fëmijën e ka lindur dikush tjetër dhe jo ajo.

Ka qenë bashkëshorti i saj, i cili isht kthyer nga emigracioni i cili ka gjetur në valixhe foshnjën e pajetë dhe sot ka bërë denoncimin në Komisariatin e Policisë së Korçës.

Related Articles

Back to top button