Lajme

Një 22-vjecar i ka dhene fund jetes duke varur ne peme, njofton motrën 2 minuta para: Jam këtu, po iki …

 

Një 22-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u varur në brigjet e Alfeio, në Pyrgos të Greqisë, raporton noa.al.

I riu, pak para se të bënte vetëvrasje i ka dërguar një mesazh motrës duke i thënë se do t’i jepte fund jetës, si dhe duke e informuar për vendndodhjen e tij.

Sapo mori mesazhin, e motra kontaktoi me një kushëririn e tyre dhe së bashku shkuan ta gjenin, por kur mbërritën ishte vonë.

Familjarët e gjetën 22-vjeçarin të varur në një pemë nga ku e zbritën.

Në vendin e tragjedisë kanë qenë edhe miqtë e tij të cilët nuk kanë mundur ta besojnë atë që ka ndodhur dhe as të kuptojnë arsyet që e kanë çuar në këtë akt. /noa.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button