Lajme
Ngjarje e rëndë! Aksident me makine, dy persona humbin jetën, tre të tjerë të plagosur…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Gllobar të Drenasit në Kosovë,
ku kanë humbur jetën dy persona dhe tre të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti të tmerrshëm.
Sipas policisë, trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore
ndërkaq të lënduarit janë dërguar në spitalin e Prishtinës, për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, ka njoftuar Policia.