Lajme

“Më ka lënë pa toka e fëmijë” në rubrikën “Shihemi në Gjyq” vajza akuzon nënën: Ka bërë shumë gjëra të këqija (Video)

Në rubrikën “Shihemi në Gjyq” të kësaj jave në “E diela shqiptare” në Tv Klan përballen një vajzë e një nënë. Erilda ka thirrur nënën, Rahmien duke e akuzuar për disa veprime kundrejt saj. Në vitin 1991 babai i Erildës ka ndërruar jetë dhe kanë përfituar një pjesë të mirë pasurie nga ligji 7501.

Këtë pasuri që duhet ta gëzonte Erilda si trashëgimtare, Rahmia nuk e ka pasi ia ka zaptuar kunati. Përveç kësaj, Rahmia i ka dhënë vajzën e vogël të Erildës familjes së ish-dhëndrit të saj, pa miratimin e së bijës.

Erilda: Unë sot e kam sjellë nënën time, sepse ajo ka bërë shumë gjëra të këqija që mua nuk më ka pëlqyer fare. Kjo nëna ime, djersën e babait time e ka marrë dhe ia ka dhënë xhaxhait. Ka dhënë shtëpinë, një të dytën, bile dhe tokat ka gati 30 vite xhaxhai që i punon. Ne kemi shkuar për t’i punuar, ai na gërmonte me disa vegla që gjente dhe na thoshte “ikni zhdukuni që këtu, ju s‘keni punë këtu”, i thoja “Po si ka mundësi, unë e kam djersën e babit, ti po më përzë që këtu”. Ai thoshte “jo s‘keni punë ju e kam blerë unë”.

Po si e ka blerë ai, kur ajo është blerë me djersën e gjyshit, me djersën e babait të nënës time, dhe kjo nëna ime ka bërë edhe diçka tjetër, më ka lënë mua pa fëmijë. Vajzën e vogël që unë e kam me vendim gjyqi. Zonja Rahmije që është nëna ime e ka marrë dhe ia ka dhënë ish-burrit pa dijeninë time.

Eni Çobani: Si i ka dhënë fëmijën?

Erilda: I ka dhënë vajzën e vogël, unë kam qenë e shtruar në spital në ato momente. Zonja ia ka dhënë ish-burrit vajzën time të vogël.

Eni Çobani: Dhe ju nuk e shihni më vajzën që atëherë ?

Erilda: Jo, kam dy vjet që nuk e shoh./tvklan.al

Related Articles

Back to top button