Flet Fationi: E dija që babi do varej, por nuk shkova pas tij pasi rëndësi kishte që Merushja të ishte gjallë…
Fier: Rikthehet në vëmendje ngjarja e rëndë në Fier ku vjehrri vrau nusen e djalit dhe u vetvar.
Fation Hoxha ka rrëfyer edhe njëherë detajet e krimit të rëndë të ndodhur disa ditë më parë, ku i ati, Xhevahir Hoxha i masakroi me sfurkë bashkëjetuesen e tij, Merushe Hoxhën, e më pas vrau veten. Ai tregoi për emisionin me “Zemër të Hapur” se kur u kthye në shtëpi e gjeti 30-vjeçaren pa shenja jete.
I riu zbuloi se Merushja ka tentuar të mbrohet kur është sulmuar nga babai i tij, por nuk ia ka dalë.
Fationi Hoxha rrëfeu se Xhevahiri e ka goditur 30-vjeçaren në dhomën e gjumit me më pas e ka tërhequr dhe e ka lënë në korridor.
Ai tha se kur pa të atin të largohej pas krimit të rëndë, e dinte që do varej, por nuk shkoi pas tij pasi për të rëndësi kishte që Merushja të ishte gjallë.
“Vij nga puna, e gjej të shtrirë. Vajta e kapa menjëherë, se mos ishte gjallë. E kapa, e tunda, e lëviza por jo. Dyert ishin të shqyera, gjaku, kishte shumë gjak. E ka goditur në dhomë, e ka tërhequr, e ka lënë këtu.
Mbrapa derës së dhomës së gjumit gjeta shumë gjak. Ka rezistuar, e ka mbajtur derën. Ka qenë dera e mbyllur me çelës. E ka goditur që kur ka hapur derën. Ajo qëndronte kyçur brenda. E ka shqyer me forcë, me shkelma. Dera e madhe ishte hapur në të dyja kanatet, ka pasur siguresë lart, e kishte shqyer. Kur unë po vija me traktor, babai po ikte me vrap tek ullinjtë për tu varur, rreth 400 metra larg është. E dija që do varej. Thashë “O zot ta gjej gjallë, ta shpëtoj”,”– rrëfeu Fation Hoxha./Marre nga Balkanweb