ShowBiz

Vetëm pak javë pas ndarjes nga Fisnik Syla Fjolla Morina gjen të dashur të ri/ Kush është partneri që e ‘llaston’ me dhurata luksoze…

 

Vetëm pak javë pasi konfirmoi ndarjen nga Fisnik Syla, Fjolla Morina nis lidhjen e re. Këngëtarja e njohur shqiptare gjatë këtyre ditëve ka qenë në qendër të vëmendjes, për shkak të festës që organizoi për ditëlindjen e 36-të me familjarët dhe miqtë.

 

Duket se edhe pas ditëlindjes, dhuratat kanë vazhduar për këngëtaren, e cila së fundmi është shfaqur e ulur në pjesën e pasme të makinës së mbushur me trëndafila dhe tullumbace të kuqe në formë zemre.

Bëhet me dije se tashmë këngëtarja ka hedhur pas krahëve historinë me Fisnikun, për t’u hedhur në krahët e një biznesmeni. Lidhja, e cila ka pak kohë që ka nisur, duket se është intensive, pasi e ka shkëputur Fjollën nga të gjitha angazhimet e saj, duke u fokusuar vetëm te djali, që po e llaston me dhurata luksoze. Edhe lidhja me Fisnikun nisi me dhurata dhe dedikime plot dashuri, por u përmbyll me akuza të rënda nga të dyja palët.

Fjolla Morina dhe Fisnik Syla i dhanë fund martesës vetëm një vit pas dasmës përrallore në Maldive. Ishte biznesmeni që konfirmoi thashethemet që qarkullonin duke thënë se ishte më i lumtur se kurrë. Mirëpo, Fjolla nuk ka kursyer as thumbat ndaj ish-partnerit të saj.
“Nëse keni humbur një tradhtar, mos qani kurrë, pasi ai ka humbur një femër që e do, kurse ti një mashtrues”, tha Fjolla pak ditë më parë, duke nënkuptuar se e kishte për Fisnikun.

Por së fundmi, Fisniku ka folur për deklaratën e bërë nga këngëtarja. “S’kam koment. As i kam dëgjuar këto gjëra dhe as nuk merrem fare me këto gjëra. Kur je në lidhje me dikë, i thua shpirt, zemër, jetë, por kur ndahesh, nis e shan. Të gjithë mund ta bëjnë këtë gjë. Unë nuk jam ashtu njeriu dhe nuk shaj dikë me të cilin dikur kam ngrënë, pirë e qëndruar me të. Ka mbaruar dhe kaq”, u shpreh ai.

Këngëtarja kosovare i ka dhënë fund historisë me Fisnikun, pas gati 2 vitesh që frekuentoheshin bashkë. E mesa duket, ndarja mes tyre ka qenë konfliktuale, duke shkëputur çdo kontakt nga njëri-tjetri. Madje ish-çifti nuk ndiqet më as në rrjetet sociale, duke i dhënë fund kështu historisë së tyre në mënyrën më të keqe të mundshme. Raportohet se Fisniku dhe Fjolla kanë pasur një ndarje me shumë debate dhe akuza të forta për xhelozitë, por edhe për paratë.

Kujtojmë se biznesmeni kosovar vinte në këtë marrëdhënie pasi kishte braktisur gruan e tij dhe fëmijët, ndërsa Fjolla kishte lënë pas një marrëdhënie tejet konfliktuale, që përfundoi edhe me dhunë. Të gjithë e mbajmë mend edhe “dasmën” përrallore në Maldive të dyshes, teksa këngëtarja ndodhej në arrati. Nuk dihet nëse kjo dasmë ishte e vlefshme, apo ishte sa për poza në “Instagram”, pasi këngëtarja në atë kohë ishte në kërkim ndërkombëtar, ndërsa biznesmeni ende në proces divorci.

Related Articles

Back to top button