Lajme

Varfëri ekstreme, e moshuara nga Elbasani: Rrezikojmë të na shembet banesa në kokë!

Kalojnë netët me frikë nga rreziku që kanoset kësaj banese që tregohet qartë nga muret e çara.

Zejdija shpreson ndërtimin i banesës aty ku dhe kanë pronat, tokat dhe bagëtite e tyre.

 

Në këtë fshat dëmet janë të konsiderueshme nga tërmeti, një pjesë e banorëve janë larguar në banesat e reja në Bubq, të tjerët presin ndërtimin në banesat ekzistuese, nga mundësia të punojnë në pronat e tyre.

“5 bukë pjek. Nuk më del të pjek bukë me gaz dhe korrent sepse është shtrenjt. S’kemi fare të ardhura vetëm bagëti kemi, jemi pa punë vet i pesti. Kalamajtë duan këpucë. Janë bërë cop cop banesat nga tërmeti. Djali nuk ka ku fle, i madhi është 18 vjec tjetri 14 vjec. Fëmijët duan dhomën e vet, edhe për shtëpi na kanë premtuar por se dimë cfarë do bëjnë. Ishalla na ndihmon zoti nuk e dimë cfarë do bëhet. Jam e stresuar gjithë jetën që kur kam ardhur këtu por deri sa të vdes kështu do vuaj. Për bagëtitë kujdeset djali me nusen sepse unë skam fuqi më. Mu ka mërzit shpirti jemi pa shtëpi. Na ra granti për banesë ishalla na i bëjnë shtëpinë e re, deri tani nuk ka ardhur asnjë”, u shpreh e moshuara.

 

Related Articles

Back to top button