Revoltohet keq në mes të emisionit Eni Çobani: Kërkoji ndjesë tani…
Me një gjuhë fyese, Bedriu, i cili ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshorten, Marjetën, shpreh zemëratën e tij ndaj saj. Këmbëngulja e Marjetës disa vite më parë për të ndihmuar kushëririn e saj me një garanci kredie që përfshinte lënien e apartamentit të çiftit, sot i ka sjellë ata në një konflikt të fortë.
Banka kërcënon se do iu marrë shtëpinë, ndërsa në shtëpinë e Marjetës dhe Bedriut nuk ka paqe e harmoni. Përballja e tyre në programin “E diela shqiptare” në Tv Klan është mjaft e rënduar sepse Bedriu nuk mund të përmbahet ndaj bashkëshortes, gjë që shkakton edhe reagimin e fortë nga Eni Çobani.
Bedri: Ç’kusur kam unë të më torturoni në moshën 65 vjeç të vij unë vërdallë! Po ç’janë këto! O idiote! Po mëbshtille mendjen o idiote! Kemi 30 e ca vjet bashkë, tani në fund po i bën këto gjëra.
Marjeta: Kam shumë kohë që po të dëgjoj, jo vetëm këtu, por edhe në shtëpi.
Bedri: Çfarë ke dëgjuar moj?
Marjeta: Ja si këtu.
Bedri: Të kishe dëgjuar kishe vajtur e mbaruar punë.
Marjeta: Kam vajtur.
Eni Çobani: Ke gjetur Marjetën e urtë ti se të kishe ndonjë Marjetë tjetër nuk të kishte lënë të flisje kështu. Kërkoji ndjesë tani.
Bedri: S’është e urtë ajo.
Eni Çobani: E fyeve tani. Kërkoji ndjesë
Bedri: Nuk është e urtë. Kujt t’i kërkoj ndjesë?
Eni Çobani: Bashkëshortes.
Bedri: Falje të më kërkojë mua ajo, unë nuk ngopem. Unë ngopem ta nxjerr prej shtëpisë, mos të ketë shtëpi ajo.
Eni Çobani: Nuk e nxjerr dot nga shtëpia se ka gjysmën ajo.