Lajme

Ndodh ajo që nuk pritej! Ronela Hajati përplaset me organizatorët e Eurovision,nis censura nga Twitter……

 

“Sekreti” i Ronela Hajatit ka dalë! “Eurovision Song Contest” nuk është i kënaqur me koreografinë e saj dhe ka kërkuar që të ndryshohet në më pak se 10 ditë nga nata e parë kur këngëtarja do të performojë në skenën e Torinos. Me anë të një e-maili, nga organizatorët është kërkuar që të hiqet nga performanca pjesa kur Hajati prek me dorë pjesën e saj intime, me pretendimin se skena është “+18” dhe nuk i shkon përshtat natyrës së garës. Po ashtu, shumë diskutime ka hapur dhe e gjithë koreografia që në fakt flet për një dashuri mes dy vajzave, ku Hajati performon me Klaudia Pepën.

“Inskenimi i Eurovision ishte ideja ime. Nuk jam e sigurt që të gjithë do ta marrin mesazhin. Por mesazhi është, të gjithë mund të duan kë të duan – dhe nëse vendos ta mbajë sekret, është e drejta e tyre ta bëjnë këtë. Kështu që…,“-tha Ronela Hajati në prapaskena për performancën e saj në skenë.

Por deri më tani nuk ka komentuar nëse do të pranojë apo jo kërkesën për të hequr nga koregrafia pjesën tjetër. Mirëpo të gjithë admiruesit e saj kanë “shpërthyer” në Twitter, duke kërkuar që Eurovisioni të tërheqë pas kërkesën.

“Nëse EBU konsideron se ky imazh është ‘shumë provokues’, mendoj se është detyra jonë të mbushim rrjetet me të, pasi delegacioni prej tre muajsh po punon për një koreografi që është kërkuar të ndryshohet një javë pas provave,”-shkruan një prej tyre. Ndërsa të tjerë dërgojnë foton provokuese në të gjitha rrjetet sociale të Eurovisionit.

Madje ka edhe nga ata që e krahasojnë me një performancë të Islandës në vitin 1997, ky një këngëtar mashkull bën të njëjtin gjest, e edhe sot e kësaj dite nuk ka asnjë problem.

Por ka dhe një problem; Twitter ka nisur që të mos e përdorë më dhe kërkon konfirmimin e moshës për ta parë. Mesa duket censura ka nisur, por a do të pranojë këngëtarja të ndryshojë koreografinë?

Related Articles

Back to top button