Lajme

Lajm i mirë nga Ukraina,çlirohen 4 rajone/ Njerëzit dalin në lot pas dy muajve jetesë në bodrume pa energji dhe ushqim…

 

Kreu i administratës ushtarake në Kharkiv, Oleg Sinegubov, ka konfirmuar për BBC se katër rajone në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, u janë rimarrë forcave ruse.

Sinegubov tha se ushtarët ukrainas kanë rifituar kontrollin e plotë mbi rajonet: Kutuzovka, Verkhyna Rohanka, Slobidske dhe Prelensne.

“Në Kutuzovka, rreth njëqind njerëz, shumica prej tyre të moshuar dhe fëmijë, jetuan në bodrume të ftohta për dy muaj, pa furnizime me dritë, gaz dhe ushqim,” tha Sinegubov.

“Sot mbrojtësit tanë u pritën me lot”, shtoi ai.

Por ndërsa situata është përmirësuar disi për njerëzit në këto rajone, bombardimet ende vijojnë, tha ai.

Kharkiv, në veri-lindje të Ukrainës, ishte një nga qytetet e para që u vendos përballë sulmeve intensive ruse, por që i ka rezistuar me sukses.

Related Articles

Back to top button