Lajme

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë shqiptarët : Duke nisur nga vera do të…

 

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Kanada.

Ai ka njoftuar se duke nisur nga data 1 gusht 2022 hyn në fuqi marrëveshja për njohjen reciproke të Sigurimeve Shoqërore mes Shqipërisë dhe Kanadasë.

Kjo marrëveshje u jep të drejtë qytetarëve të gëzojnë të gjitha përfitimet e kontributeve të tyre për pensionet.

“Kanadaja përfundoi procedurat e brendshme për hyrjen në fuqi të Marrëveshjes për njohjen reciproke të Sigurimeve Shoqërore me Shqipërinë.

Kjo marrëveshje, e cila hyn në fuqi në 1 gusht 2022, u jep të drejtë qytetarëve të gëzojnë të gjitha përfitimet e kontributeve të tyre për pensionet”, ka njoftuar Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button