Lajme
Vladimir Putin po bëhet gjithnjë e më i rrezikshëm : Ai do të pushtojë edhe këto dy shtete krahas Ukrainës!
Ekspertët bëjnë të ditur se me humbjet që po pëson në Ukrainë, Vladimir Putin po bëhet gjithnjë e më i rrezikshëm.
Frika e liderëve botërorë është përhapja e luftës edhe në shtete të tjera krahas Ukrainës. Duke folur për “Business Insider” njëri prej ndihmësve të liderit të opozitës ruse Navalny, Vladimir Ashurkov tha se objektivi i radhës i Putinit janë Moldavia dhe Gjeorgjia.
Këtë të fundit Putini e sulmoi në vitin 2008, ndërsa tani Rusia mban të pushtuar rajonin e Osetisë, ndërkohë që në Moldavi gjendet Transnistria, një rajon i shkëputur dhe që është i lidhur me Rusinë.
Më herët, disa raketa sulmuan antenat e një stacioni televiziv në Transnistria duke rritur frikën se konflikti mund të përhapet.