Lajme

Ngjarje e rënde! Vinçi i merr jetën 19-vjeçarit në terminalin e kontejnerëve në portin e Durrësit.

 

Një ngjarje e trishte ka ndodhur gjatë ditës së sotme në terminalin e kontejnerëve në portin e Durrësit.

Një punonjës ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në punë.Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur pak më parë, ku punëtori fatkeq është tërhequr z varrë nga vinçi, duke mos i dhënë asnjë shans për jetën.Ai ishte vetëm 19-vjeç dhe mësohet se vetëm pak ditë më parë kishte filluar punë.

Ndërkohë ka reaguar dhe policia e Durrësit me një njoftim për shtyp.“Rreth orës 14:30, në sheshin e kontenierëve në Portin e Durrësit, është aksidentuar në punë shtetasi R. G., 19 vjeç, punëtor ngarkim-shkarkimi, i cili për pasojë ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia po vazhdon kryerjen e procedurave të tjera.Ndërkohë një grup hetimi ka shkuar në vendngjarje dhe po pyet dëshmitarët e tjerë të pranishëm si do dhe do shikohen kamerat. Më vonë pritet të dalind etaje të tjera nga kjo ngjarje.

 

Related Articles

Back to top button