Lajme

Me duart në kokë duke qarë,momenti kur i riu merr vesh vdekjen e gruas dhe te babait

 

Ky është momenti kur Fatjon Hoxha, mëson lajmin e hidhur se babai i tij 61-vjeçari Xhevahir Hoxha ka vrarë bashkëjetuesen e tij 30-vjeçaren Merushe Hazizi dhe më pas është vetëvarur.

Sikurse shihet në foto i riu vë duart në kokë dhe qan ndërsa një një familjar i qëndron afër dhe e ka kapur nga krahu.

30-vjeçarja Merushe Hazizi, nënë e 3 fëmijëve, u vra këtë të martë nga vjehrri i saj, Xhevahir Hoxha, në fshatin Vidhistë të Roskovecit, pasi ai nuk ishte dakort për mardhënien e saj me djalin e tij

Më herët dëshmoi edhe gruaja  e Xhevahir Hoxhës. Ajo tha se i shoqi dhe bashkëjetuesja e djalit kishin konflikte të vazhdueshme. Sipas saj 61-vjeçari deklaronte në fshat se do ta vriste nusen, por shton se vetë asaj nuk ia merrte mendja se ai do ta bënte këtë veprim të rëndë.

 

Related Articles

Back to top button