Dëshmia shokuese e gruas së Xhevahir Hoxhës: Mua më ka çarë kokën dy herë, u lava në gjak, ai…
Gruaja e Xhevahir Hoxhës, 61 vjeçari që vrau nusen e djalit dhe veten afro dy javë më parë në Rroskovec, ka bërë një deklaratë të fortë këtë të hënë. Nga oborri i shtëpisë ku ndodhi ngjarja, ajo është shprehur se Burrit të saj nuk kishte njeri që t’i dilte para, sepse ishte shumë agresiv.
Qerime Hoxha ka thënë se burri e dhunonte vazhdimisht dhe vetë atë. Madje, ajo ka treguar për emisionin “Me zemër të hapur” se në dy raste Xhevahiri e kishte qëlluar me bishtin e kostrës dhe i kishte çarë kokën. “U lava në gjak” tregoi ajo.
“Unë jam dhunuar sistematikisht nga ai. Ça të bëja unë, mbaja dhe fëmijët se kisha 5 fëmijë. Nuk vija as në Polici, nuk më linte mua ai. Unë shkoja deri te dera matan, ai më dilte para. Dy herë më çau kokën mua ai. U lava në gjak. Më qëlloi me kostër, me bishtin e saj, mirë që nuk më qëlloi me presën”, u shpreh Qerime Hoxha.
Deklarata e plotë e gruas së Xhevahir Hoxhës:
Ata kishin një muaj që kishin ardhur. (Flet për Fatjonin dhe Merushen). Po tha ai bjere tha. Mua nuk më thoshte asnjë gjë. Nuk më pyeste, asnjëherë. (Për burrin e ndjerë).
Ajo u largua vetë. Ishte kjo e dyta. Hyri kjo e dyta në mes dhe ajo iku. Ajo u largua dhe Fatjoni ngeli me këtë tjetrën. Merushja me mua fliste. Unë flisja fshehurazi, se nuk më linte ai (Xhevahiri). Edhe djalit thoshte, mos i fol. Mua nuk më ka dhunuar asnjëherë.
Fatjonin e kallëzonte kot. Jo po ta bëra këta, ta bëra atë. Unë nuk ndërhyja dot, ai më therrte mua. Nuk gjykonte. Unë i thoja lëri se ata duhen, mos i nga. Ai bëhej keq. Merushen nuk e donte. Edhe ajo i kthehej. Nuk e donte jashtë mase atë. Ja me llafe kështu.
Unë i thashë mbaje gojën se është nusja. E quante të përdalë. Unë nuk e dija, në mëngjes e mora vesh që ai ishte futur në dhomën e Merushes. Unë hyra për ta trembur tha ai, jo për gjë tjetër. Unë kisha 20 vite që nuk flija me të.
Unë jam dhunuar sistematikisht nga ai. Ça të bëja unë, mbaja dhe fëmijët se kisha 5 fëmijë. Nuk vija as në Polici, nuk më linte mua ai. Unë shkoja deri te dera matan, ai më dilte para. Dy herë më çau kokën mua ai. U lava në gjak. Më qëlloi me kostër, me bishtin e saj, mirë që nuk më qëlloi me presën.
Shikonin dhe komshinjtë. Po nuk afrohej njeri, nuk qasej njeri te ai. Merrte policat, ata vinin këtu dhe iknin. Ata i thonin rri urtë se do të marrim brenda. Po nuk u ka dhënë para asnjëherë. Thoshte Merushja nuk është për ne, nuk është për në fshat.
Gruaja: Ajo e mbante derën e kycur.
Pyetje: Ju keni pastruar gjakun e Merushes atë ditë, pse e bëtë?
Gruaja: Nuk e bënte njeri tjetër, i thashë kunatës, por ajo nuk pranoi. Ata gjetën një cfurk atje matanë. Nuk e pamë, nuk e dimë për thikë
Pyetje: Ish-gruaja e Fatjonit ishte në varrim?
Gruaja: Te varrezat ishte, por te shpia jo. Kishte ardhur me të atin dhe djalin e vogël. Nusja ishte shumë e mirë, për Fatjonin ishte e mirë, por për ne.