Lajme

Çmendet’ moti, shkulen shtyllat e tensionit

Shpejtësia e erës mesditën e së enjtes ka sjellë dhe problematikat e para. Një shtyllë tensioni e lartë ka rënë në afërsi të bazës së Pashalimanit duke ndërprerë furnizimin me energji të Bazës por dhe të antenave në malin e karaburunit.

Punonjësit e OSHE-së ndodhen në terren për rregullimin e saj por forca e erës e cila ketë mesditë e ka rritur shpejtësinë e saj e bënë të pamundur ripariminne defektit.

Ndërkohë Orikumi dhe Radhima janë pa energji elektrike , pasi OSHE i ka stakuar thikat për te mbrojtur linjat.

Ndërkohë që situata meterologjike pritet të përkeqësohet edhe më shumë gjatë mbrëmjes ku era do e shtojë fuqinë e saj të shoqëruar dhe me reshje shiu të dendur.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button