Lajme

E tmerrshme/ Rusia përgatit raketat e mëdha ndërkontinentale “Sarmat”. Shkatërrojnë një sipërfaqe sa Britania e Madhe apo Franca. …

 

Moskë- Rusia mund të vendosë shumë shpejt në pozicion sulmi, raketat e mëdha ndërkontinentale me kapacitet bërthamor Sarmat.

Bëhet fjalë për raketat që duken te këto pamje të publikuara më herët gjatë kësaj jave nga Ministria ruse e Mbrojtjes të filmuara gjatë testimit të tyre.

Agjencia e lajmeve Reuters citon burime nga Kremlini, që thonë se raketat do të jenë gati për përdorim që vjeshtën e këtij viti.

Raketat Sarmat janë ndërkontinentale dhe mund të godasin objektiva deri 18 mijë kilometra larg, duke përfshirë në rrezen shkatërrimtare gjithë qendrat më të rëndësishme të vendeve të NATO-s, nga Europa në Shtetet e Bashkuara.

Ekspertët ushtarakë perëndimorë thonë se raketa mund të ngarkohet me deri 10 mbushje bërthamore, një sasi që mund të rrafshojë me një të goditur një sipërfaqe sa Britania e Madhe apo Franca.

Megjithatë, zyrtarët rusë thonë se nevojiten testime të tjera të kësaj rakete për të arritur precizionin e nevojshëm, për të mund ta vënë në përdorim.

Related Articles

Back to top button