Lajme
Të shtëna me armë në Tiranë? Policia e Shtetit është ngritur në këmbë…..
![](https://i0.wp.com/tokenoto.com/wp-content/uploads/2022/03/image_2022-03-31_220444073.png?resize=780%2C470&ssl=1)
Policia e Shtetit është ngritur në këmbë mesnatën e së enjtes pas një telefonate për të shtëna me armë në zonën e “Astirit” në Tiranë.
Burime për Abc bëjnë me dije se policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje pas alarmit të dhënë por nuk ka gjetur gjë.
Ndërkohë që forcat e policisë ndodhen ende në zonë dhe po ushtrojnë kontrolle.