Lajme

Rrëqeth shqiptari: Gruaja e rreh,i merr pasurine dhe i nxjerr dashnoret ta kercenojne/ Pavarësisht te gjithave unë prap e dua…

 

Një 40-vjeçar nga Berati, invalid, Lefter Ruku, rrëfeu sot për emisionin ‘Me zemër të hapur’ brengën e tij më të madhe.

Ai tregon se si huMmbi martesën, pasurinë dhe prej gushtit nuk takon 3 fëmijët e tij

Pas 15 vitesh martesë ai tregon se bashkëshortja e tradhtonte dhe e dhunonte aq sa e përzuri nga banesa që ai kishte blerë me paratë e marra si dëmshpërblim nga një aksident.

Të njëjtin fat patën dhe pasuritë e tjera të tij. Përveçse mbeti pa para dhe pa strehë Lefteri kërcënohet nga të dashurit e ish-bashkëshortes me armë.

Pyetje: Si e ke njohur gruan?

Lefteri: Me shkuesi ma bëri një kushëri. Më tha hajde zbrit nga fshati se jetoja në Tomor.

Më tha njoh një vajzë të mirë. Ia kishte prezantuar një mik i tij që e kishte komshi.

E takova për herë të parë më pëlqeu. Më kërkoi të gjitha dhe më tha shko puno në Greqi me vëllezërit e mi të bëjmë lek e të blemë shtëpi.

Pas disa muajve në Greqi unë bëra aksident me motor

Shoku im humbi jetën, unë qëndrova 3 muaj në koma. Shteti më dëmshpërbleu me 150 mijë euro.

Njerëzit e gruas ndërhynë me dokumentet dhe një pjesë të shpërblimit e mori baxhanaku.

Pyetje: Kjo shumë parash u bë mollë sherri?

Lefteri: Me paratë unë bleva 2 shtëpi. Një për vete, një për prindërit, po qe ishte në emrin tim. I mori gruaja. Kjo me lekët e mia i blen makinë të dashurit.

Ajo shkonte në gjykatë, kërkonte urdhër mbrojtje. Atë e dhunonte i dashuri e më denonconte mua.

Reagon nëna e Lefterit: Problemet kanë nisur 3 vitet e fundit. Nuses i vdiq i ati e shkalloi.

Sa ishte ai gjallë e rrihte nuk e lejonte që ta shante Lefterin apo të dilte me të tjerë.

Kur vdiq ai nuk kishte kush ta mblidhte. Ajo mori dhe të motrën në shtëpi. E motra sillte dhe dashnorë në shtëpi dhe ata e përzinin Lefterin.

Lefteri: Unë gruan e dua pavarësisht se ajo më ka tradhtuar e ka bërë kaq shumë gjëra prap dua të jem me të.

Njerëz me maska me motorë, njerëz që kanë lidhje me gruan time, dalin e më kërcën jnë me armë më thonë do më vrasin.

Erdhën më kërkuan dhe te shtëpia e prindërve. Doli nëna i takoi. Gruaja dhunon dhe fëmijët. Në gusht erdhi vajza me një çantë me rroba.

Tha dua te rri këtu. Të nesërmen e mori e ëma në telefon i tha hajde shpejt këtu. Më vonë morëm vesh që vajza kishte ikur se e kishte rrahur nëna.

Related Articles

Back to top button