Lajme
E rende! Tre ditë në gjendje kome, vdes në spital 17-vjeçari nga Hasi…

Një 17-vjeçar nga Hasi ka ndërruar jetë ditën e djeshme. Mësohet se, Armend Kukaj, ka qenë i shtruar në spital prej tre ditësh, pasi kishte pësuar hemoragji cerebrale në tru.
Ai nuk ka mundur dot të mbijetojë.
Miqtë dhe të afërmit e 17-vjeçarit kanë shprehur dhimbjen e madhe në rrjetet sociale.
17-vjeçari ishte në punë, kur humbi ndjenjat papritur.
Ai qëndroi tre ditë i shtruar në QSUT në gjendje kome.