Lajme

Zbardhet dëshmia e sekretares së Gjykatës Lezhë, më ishte bllokuar celulari, kam qëndruar në …

 

72 orë qëndroi e zhdukur sekretarja e Gjykatës së Lezhës Klaudia Marku, e cila është gjetur ditën e sotme pas denoncimit të bërë nga bashkëshorti. Në dëshminë e dhënë në polici ajo ka deklaruar se ishte larguar pas një debati me bashkëshortin.

Gjatë këtyre orëve ajo ka qëndruar në një hotel në Lezhë.

Shkëputjen e kontakteve me të shoqin, ajo e justifikon me faktin se i ishte bllokuar telefoni. Megjithatë sekretarja thotë se ka folur me familjarët e saj.

“U largova nga banesa për çështje të brendshme familjare. Jam larguar pas një debati me bashkëshortin. Nuk e kam menduar se çështja do të shkonte kështu. Kam qëndruar në një hotel në Lezhë më ishte bllokuar dhe celulari. S’e mendova se çështja do bëhej kaq e madhe”ka thënë ajo mes të tjerash.

Duke mos e menduar se burri do ta denonconte të zhdukur dhe se çështja s’do bëhej kaq e madhe, ajo nuk i ka parë lajmet që janë bërë në lidhje me të për shkak se i ishte bllokuar telefoni.

Gjendja e saj psikologjike aktualisht është e rënduar kur ka marrë vesh që ka qarkulluar nëpër media.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Check Also
Close
Back to top button