Lajme
Lajm i fundit/ Aksident i trefishtë në Tiranë, ka të lënduar nder to dhe një i mitur 2-vjeçar…
![](https://i0.wp.com/tokenoto.com/wp-content/uploads/2022/04/LAJM-I-FUNDIT-1-1-5.jpg?resize=780%2C470&ssl=1)
Më datë 21.04.2022, te mbikalimi te Fabrika e Miellit, janë përfshirë në një aksident mjetet me drejtues shtetasit E. G., A. S., dhe A. B.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar një i mitur 2-vjeçar, i cili ndodhej pasagjer në mjetin me drejtues shtetasin E. G., dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.